Rrihet me sende të forta 33-vjeçari në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Prill 2022, 19:11
Një 33-vjeçar është goditur me sende të forta pasditen e sotme, 9 prill.
Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës "17 Shkurti", në Tiranë rreth orës 18:30.
"Në rrethana ende të paqarta, është goditur me sende të forta shtetasi E. Ç., 33 vjeç", bën me dije policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve.
