"Në vjeshtë Kongres tjetër", Rama zbulon si do funksionojnë letrat sekrete: Mendim për drejtuesit
Kryeministri Edi Rama në Kongresin e sotëm të PS-së bëri me dije se në vjeshtë do të mbahet një tjetër Kongres i cili do t'i përkushtohesh llogari dhënieslidhur me ato që u thanë sot, 9 prill.
Ai zbuloi edhe një tjetër mekanizëm që do të ngrihet brenda PS, përmes të cilit do të merret opinioni i anëtarëve të PS nëpërmjet një letre sekrete për funksionimin e institucioneve vendore dhe qendrore.
Rama: Është e udhës që ne në vjeshtë të bëjmë një tjetër që t’i përkushtohet llogaridhënies lidhur me çka thamë sot, lidhur me një periudhë që do jetë sfiduese dhe provë për të gjithë. Për këtë arsye propozoj që ne të nisim punën me zgjedhjen e kryetarët të partisë nëpër bashki. Po njëkohësisht duhet të ndërtojmë një mekanizëm të marrjes së opinionit të gjithë anëtarësisë për institucionet vendore dhe qendrore në territor, marrje mendimi me shkrim. E gjithë partia do ftohet të japë opinionin e vet me një fletë sekrete për gjithë drejtuesit dhe performancën e institucioneve në territor. Bashkitë dhe gjithë institucionet e pushtetit qendror atje. Partia duhet të jetë syri që ndjek në emër të zgjedhjeve të saj realizmin e programit.
Këtë gjë ta kthejmë në rregull, nuk mundet dot që të zgjedhurit dhe përfaqësuesit e pushtetit të jenë të mbrojtur nga një gardh bashkëpunëtoresh të afërmish që janë dhe anëtar kongresi, këshillash etj, ndërkohë që pjesa tjetër që janë atje sa herë që është nevoja për të kërkuar vota, për të mbrojtur rezultatin në komisione mbeten jashtë.
Nëse ne flasim për një hapje të madhe dhe për një proces qeverisës i cili duhet të jetë i lidhur ngushtësisht me opinionin e qytetarëve, imagjinoni si mundet ta lëmë anëtarësinë e partisë jashtë dhënies së opinionin për ne vetë. Si mund të presim ne që një kryetar bashkie apo një institucion që duhet t'i shërbejë popullit t'i dalë boja fare dhe ne ta marrim vesh ose përfundon në burg ose kur humbet zgjedhjet? Kjo nuk mund të ndodhë.
Gjithashtu në maj qershor do të bëjmë një kongres të madh për bujqësinë me të gjitha temat e zhvillimit. Pastaj kongresin për arsimin në fillim të shtatorit. E njëjta gjë, me prindër, mësues, specialistë, të gjithë llojet e përfaqësimeve. Votimet janë në 2025, nuk kemi nevojë të bëjmë fushatë, do ta bëjmë kulturë të punës së kësaj partie, ndërveprim me njerëzit.
