Rama ka një këshillë për ata që përfshihen në korrupsion: Se dukesh si hajvan 2 metra...
Si skenografi në pallatin e kongreseve socialistët kishin zgjedhur të vendosnin pemë origjinale, të veshura nën tisin e dritave.
Por mesazhi i kryeministrit Edi Rama duket se nuk ishte i qetë. Një pjesë e rëndësishme e fjalimit të tij e ka zënë pikërisht drejtësia e re.
"Drejtësia e re ende po vonon apo po ngurron, nuk e di akoma këtë që të hyjë në kraterin e vullkanit të padrejtësive 30-vjeçare. Dënon një zyrtare të lartë për një arkë peshk", tha Rama.
Por nëse kjo drejtësi a do të shkojë te qeveria e Berishës, Rama ka një tjetër mesazh
"Më thonë po pse po ha vetëm këtë j nga ju sharra e SPAK-ut. Këtu nuk di çfarë të them për sharrën e tyre. Çfarë dreqin bëhet kështu? Ndërkohë që janë me dhjetëra të vrarët, të vdekurit nga politikanët që kanë emër dhe mbiemër", tha Rama.
Madje edhe si kundërpeshë Rama kërkoi së paku hetimin për Berishën e shpallur "non gratta."
"Çudia e çudive është kjo, ndërkohë që SPAK vihet natyrshëm në lëvizje edhe nga një deklaratë partie, sot nuk është vënë në lëvizje. Të paktën unë nuk di nga deklarata më e rëndë, nga aleati më i madh strategjik tejkalon shtetasin e ndaluar familjarisht të hyjë në SHBA sepse ajo deklaratë atje nuk mund të rrijë pezull", tha Rama.
Sa i përket arrestimit të Lefter kokës apo Alqi Bllakos, kryeministri shprehet se nuk mbron askënd
"Kush shkel në dërrasë të kalbur në këtë familje të shkojë të marrë avokat", shtoi kryeministri.
Madje ai thekson se nuk mbron askënd, por ka një këshillë për ata që përfshihen në korrupsion.
"Nuk ndalojnë së ngrëni dhe që nuk e kanë marrë vesh akoma që në botën tjetër, dhe bota tjetër jona është shumë afër, është në Sharrë nuk punojnë kartat e kreditit, as Parajsat fiskale. Më mirë përgatituni të shkoni siç dilja unë dikur në plazh se asgjë..."tha Rama.
Megjithatë ai paralajmëroi se mundet që dhe ai vetë të dërgojë në SPAK funksionarë që abuzojnë.
"Se dukesh dhe si hajvan, 2 metra. Mos u çudisni që të vijë dita që më shikoni mua ndonjë ditë te dera e SPAK-ut me ndonjë për veshi nga këta", përfundoi ai.
Por teksa renditi ministrat dhe zyrtarët e ndaluar dhe të akuzuar Rama kthen vëmendjen te vetting duke i kujtuar SPAK se nuk ka hetuar brenda sistemit.
