Operacioni shpresa e fundit për 23-vjeçarin, apel për ndihmë: Më jepni një mundësi të ngrihem në këmbë

Një i ri 23 vjeç që vuan nga problemet kockore apelon nëpërmjet Ora News që qytetarët por dhe shteti ta ndihmojë që të kryejë një ndërhyrje. Ai dhe e ëma e tij bëjnë thirrje për ndihmë për të përballuar shpenzimet. Me shumë ëndrra për jetën i riu shpreson te mbështetja financiare për të realizuar ëndrrën e tij, të ngrihet serish në këmbë.

Kjo është ëndrra më e madhe e Flajvo Bala, 23 vjeçari i cili prej 16 vitesh nuk mundet që të ecë.

"Sport. Kam qejf të bëhem sportist."

Ëndrrat e tij mund të realizohet, por shpresat i ka vetëm tek një ndërhyrje që mund ta kryejë jashtë Shqipërisë.

"Ju lutem të më ndihmojnë që ëndrra ime të bëhet realitet."

Nëna e tij Çaje Bala mes lotëve tregon vështirësitë që ka hasur me të birin.

"Që në klasën e parë ai nuk ecte fare. Bëri një ndërhyrje në kokë. Pas ndërhyrjes u shëndosh shumë dhe ngeli. Kishte dhimbje nuk i përqëndronte dot këmbët fare në tokë. Vetëm dridhej."

Momentin kur ai nuk mund të ecte më, e mban mend…e lotët nuk i ndalen…

"Ka qenë aq i mirë kur ecte, nuk e di vdes një herë të ecë dhe s'e dua jetën. Them po iki dhe po e le."

52 vjeçarja thotë se shpresat që i biri të ngrihet sërish në këmbë nuk janë ndalur, por ndërhyrje kushton dhe e vetme nuk mund t'i përballojë shpenzimet.

"Të më ndihmojë shteti, njerëzit. Kush ka mundësi sadopak."

Nëse doni të ndihmoni

Kontakt: Megi Bala 0698751048/0685525458

IBAN Eur AL32209110810000080708540402
IBAN Lek AL11209110810000080708540101
SWIFT FEFAALTR