Rama: Vitin tjetër do pyesim shqiptarët, a doni ta legalizojmë kanabisin për përdorim vetjak?

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar të suksesshme strategjinë e përballimit të pandemisë, tërmetit dhe situatës në Ukrainë. Madje si peshë barazimi para delegatëve të kongresit ai vuri periudhën kur Nard Ndoka ishte ministër Shëndetësie.

Në fjalën e tij për më shumë se 90 minuta kryeministri Edi Rama nuk u ndal vetëm te drejtësia e re, të cilës i kujtoi të shikonte edhe djathtas.

Në pjesën e parë të fjalimit, kreu i qeverisë u kujdes të trajtonte efektet e krizave sipas tij të njëpasnjëshme

"Për të bërë detyrën ishte zgjedhur edhe kush e dogji Shqipërinë në zjarrin e piramidave, edhe kush i hodhi në erë njerëzit pak kilometra nga sheshi kryesor i Tiranës, edhe kush i vrau protestuesit e pafajshëm në Bulevard", tha Rama.

Skeptikëve që mendojnë se ka bërë vetëm detyrë, Rama i përgjigjet duke thumbuar Nard Ndokën.

"Simboli i këtij ndryshimi për të mos thënë fjalë të gjata ka dy fjalë, Nard Ndoka ministër i Shëndetësisë. Merreni me mend vetë takimin në zyrën e ministrit mes Covid dhe Nard Ndokës", tha  ai.

Edhe debate për lejimin e kanabisit duket se ka shqetësuar Ramën.

Para delegatëve ai u shpreh se ende nuk ka vendim për lejimin e përdorimit, por kjo do të jetë në një tjetër fazë.

"Duhet të krijojmë vende të reja pune, me ngritjen e strukturave teknologjike për përpunimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Nuk është për përdorim vetjak, vitin tjetër do t'i pyesim shqiptarët e doni për përdorim vetjak.