Rama: Qëllimi e adhurimit dhe agjërimit që njeriut të përcaktojë vendin e tij në raport me Zotin
Në emisionin “Kjo është koha” në RTV Ora, hoxhë Enis Rama u shpreh se njeriu për të prodhuar një paqe të jashtme duhet të ketë një paqe të brendshme.
Ai tha se qëllimi e adhurimit dhe agjërimit është që njeriut të përcaktojë vendin e tij ku duhet të qëndrojë në raport me zotin dhe në raport me krijesat e tjera.
Rama: Njeriu për të prodhuar një paqe të jashtme duhet të ketë një paqe të brendshme. Adhurimet ndaj Allahut janë ato që fillimisht na tregojnë se kush jemi ne. Në pamundësi për ta njohur veten njeriu është bërë arrogant dhe tenton që të zërë vendin e zotit. Ai e përçmon tjetrin dhe llojin e vet njerëzor sikurse kemi parë në histori.
Qëllimi e adhurimit dhe agjërimit është që njeriut të përcaktojë vendin e tij ku duhet të qëndrojë në raport me zotin dhe në raport me krijesat e tjera. Këtë pozicion të balancuar e përcakton vetëm adhurimi. Njeriu në raport me Allahun është rob dhe vetëm ndaj atij kërkon dhe ndaj tij është i nënshtruar, ndërsa me pjesën e mbetur është zotëri. Ama kur ai i përmbys këto raporte, ai bëhet rob i i asaj që është nën të dhe përmbyset pozicionim i tij. Adhurimi e orienton në jetë.
