Rama: Agjërimi një rregull edhe në popujt e kaluar, tradita e Kur’anit na kthen në historinë e duhur
Në emisionin “Kjo është koha” në RTV Ora, hoxhë Enis Rama u shpreh se aktorët kryesorë të njerëzit për Kur’anin janë pejgamberët e Zotit, që janë të eliminuar nga librat e historisë së njerëzimit.
Ai tha se tradita Kur’anore që na kthen në historinë e duhur dhe që duhet t’i kemi parasysh në njohjen e vetes dhe të shkuarës tonë.
Rama: Aktorët kryesorë të njerëzit për Kur’anin janë pejgamberët e Zotit, që janë të eliminuar nga librat e historisë së njerëzimit dhe boshti i temave kryesore ka qenë besimi te Zoti, por hijezimi dhe përjashtimi i tyre ka bërë që të përjashtohen edhe ngjarjet më të rëndësishme njerëzore. Historia fillon me krijimin dhe Ademin.
Ademi ishte njeriu që e krijoi Zoti dhe e nderoi me dije. Pastaj patëm një hyrje në xhenet dhe pastaj doli nga aty dhe pse doli. Këto histori vlen për të tashmen dhe për gjithë kohë, që na mundojnë. Kjo është tradita Kur’anore që na kthen në historinë e duhur dhe që duhet t’i kemi parasysh në njohjen e vetes dhe të shkuarës tonë. Agjërimi ka qenë një rregull edhe në popujt e kaluar. Nuk e gjejmë të tillë në librat tonë të historisë, sepse historitë tona janë më shumë materialiste. Këtë boshllëk e plotëson vetëm Kur’ani.