Meta: Do të ngrihet Komiteti i Transparencës në Presidencë për aferën e incineratorëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Prill 2022, 18:52
Presidenti Ilir Meta, në një konferencë për shtyp u shpreh se do të ngrihet Komiteti i Transparencës në Presidencë për të sqaruar aferën e incineratorëve.
Në fjalën e tij Meta tha se do të mbledh ekspertët më të mirë që të sqarojnë këtë aferë, ndërsa lëshoi akuza se nga kjo aferë përfituesi më i madh është Eid Rama.
Ilir Meta: Unë do të nis një komitet për zbardhjen sa më të parë të aferës së inceneratorëve. Nuk ka bërë asgjë më shumë mafia në Siçili sesa qeveria në këtë aferë. Do të mbledh ekspertët më të mirë që ta sqarojnë tamam këtë aferë. Përfituesit më të mëdhenj janë Rama dhe jo Stela, Zoto apo Mërtiri.
