Rama bën deklaratën e fortë: Jam i gatshëm të shkoj në SPAK e të tregoj kush është koka e korrupsionit

Kryeministri Edi Rama mbajti një konferencë përmbyllëse pas përfundimit të Kongresit të PS. Gjatë fjalës së tij përmbyllëse Rama bëri një deklaratë të fortë. Ai u shpreh se është i gatshëm të shkojë në SPAK dhe të tregojë kokën e korrupsionit.

Rama: Asnjë kursim për të goditur këdo qoftë në këtë anë që ha besimin e njerëzve, besimin e kësaj familje dhe timin. Ne ndërkohë kuçedra e korrupsionit duhet goditur në kokë, as në qafë, e as në bisht, por në kokë. Nëse kanë nevojë ta dinë se ku është koka unë jam i gatshëm të shkoj që nesër t'ia tregoj atje prokurorëve të SPAK-ut. Mos bëjmë referendum që ta marrin vesh me referendum. Jemi në kushtet kur drejtësia e drejtë tani ka filluar të shfaqet në jetën e shqiptarëve. Pas 500 vjetësh dhe nuk e ekzagjeroj fare.

Kryeministri shtoi se nuk ka kompromis me drejtësinë. Drejtësia e re sipas tij mund të shkruhet vetëm nëse godet 360 gradë dhe përsa i përket PS e kanë derën hapur.

Rama: E kanë gjetur hapur derën në fakt. Nuk i ka penguar askush, kanë hyrë, të vazhdojnë. Kanë mbështetjen time 100%. Por ama të shikojnë edhe dyert e tjera ku deri tani nuk kanë trokitur. A s;kanë pasur kohë, a kanë harruar, a..mos them të tjera se janë hipoteza. Di që këto goditje që kanë ndodhur kanë vetëm një vlerë, vlerën e inkurajimit të shpresës. Nuk janë goditje reale kundër kuçedrës së korrupsionit.

Këto janë goditje shumë të rëndësishme sipas kryeministrit Rama për të dhënë një mesazh, por Shqipëria nuk mund të presë dhe 30 vite të tjera tha ai që të shikojë goditje pos mortum.