Meta sulmon Veliajn: "Zogu i Tiranës" lëshoi shpifje banale, nxjerr nga goja ato që i fusin
Presidenti Ilir Meta iu është përgjigjur akuzave të Erion Veliajt se ka bllokuar firmosjen e ambasadorëve.
Në një konferencë për shtyp, teksa e ka quajtur Veliajn “Zogu i Tiranës” ai tha se asnjë emër për ambasador nuk është bllokuar nga ai.
Kreu i shtetit tha se Veliaj doli me qëllim të sulmojë Presidentin në kongresin e PS për shkak se bilanci i qeverisë në afro 1 vit qeverisje është katastrofik.
Ilir Meta: Duhet t'i takonte Kongresit të Partisë Socialiste, forcës qeverisëse të vendit. Në respekt të detyrimeve dhe transparencës ndaj qytetarëve, përfshirë edhe delegatët dhe anëtarët e PS-së, jam i detyruar dhe të dal edhe të bëj disa sqarime pasi organizata e 'inceneratorëve' nxorri sot në mënyrë të qëllimshme 'zogun e Tiranës' i cili në mënyrë fare brutale dhe banale, pasi ai nxjerr nga goja çdo gjë që i fusin në gojë, si ato konet që i lidhin nga një zinxhir për zhurmë. Ai e përdori përgjegjës Presidentin për të gjithë stërkëmbëshat që Rilindja i ka bërë Shqipërisë. Se përse e bëri ajo dihet sepse bilanci është katastrofik. Gjithçka që Presidenti ka thënë 1 vit më parë është provuar mëse e qartë, që nga vjedhja e zgjedhjeve të 25 prillit, që nga afera e inceneratorëve, dhe shohim se pas një viti një pjesë e konsiderueshme e grupit parlamentar është në një vend tjetër dhe kjo shitet si sukses. Ndërkohë që koka e gjithçkaje e shet këtë si sukses të reformës në drejtësi duke thënë se të gjithë duhet të shkojnë në burg, ndërsa unë jo.
Presidenti deklaratën e Veliajt e ka konsideruar mashtrim ordinere. Duke i drejtuar qeverisë ai tha se kanë mashtruar ish-deputetët duke i thënë ta kemi çuar emrin por nuk të do presidenti
Ilir Meta: Të gjithë personeli, ndaj gjithë atyre partnerëve që mund të jenë shqetësuar nga gënjeshtra dhe shpifje të tilla që presidenti paska bllokuar firmosjen e ambasadorëve të caktuar, të gjitha janë mashtrime ordinere, nuk janë rastësisht në ditën e kongresit, nëse do kishte ankesa kjo gjë mund të evidentohej nga ministrja e jashtme. Qoftë edhe Bashkia e Tiranës që ka dërguar një propozim për ambasador të republikës jashtë vendit dhe nuk është miratuar nga presidenti i republikës. Kam bërë disa emërime ashtu sikurse janë paraqitur, kur shkelin ligjin dhe e sjellin te presidentin iu kujton ligji që ta çojnë të parlamenti dhe e sjellin te presidenti, e konfirmoj. Janë me dhjetëra ish-deputetë apo deputete apo njerëz që janë mashtruar, iu thuhet ta kemi çuar emrin tek presidenti por ai nuk të do ty dhe do të na bllokojë. U thonë ua kemi çuar emri por po na bllokon presidenti. Ky edhe në gjumë gënjen.
