Itali: Dy shqiptarë kapen për 7 kg kokainë e 13 kg marijuanë, i treti ikën. Video e operacionit
Në shitjen me pakicë sipas autoriteteve financiare italiane sasia e drogës do t'i sillte organizatave kriminale një përfitim rreth 1 milionë euro.
Operacioni për kapjes e tyre e sekuestrimin e lëndës narkotike është ekzekutuar nga Guardia di Finanza e qytetit të Vincezës që përmes shërbimeve investigative kishin marrë infromacionin e trafikimit të një sasie të mëdha droge në territor.

Mbikqyrja e një zone të caktuar ka cuar në urdhërin e kontrollit të një automjeti ku po udhëtonin dy shqiptarë, të cilët nuk iu përgjigjën urdhërit të ndalimit.
Pë disa minuta si në një film aksioni ka vazhduar ndjekja e tyre në rrugët e qytetit dhe më pas në Autostradën A4 Montebello Vincentino.
Skuadra policore ka mundur të ndalojë automjetin por një prej shqiptarëve ka mundur të arratiset në zonën fushore në buzë të autostradës.

Në automjetin e shqiptarëve janë gjetur 12 kg marijuanë e hashash. Kontrolli policor ka vazhduar më pas në banesën ku u panë të dilnin dy shqiptarët para se të nisnin udhëtimin e tyre me automjet e me ndihmën e qenëve antidrogë kanë gjetur në banesë 7 kg kokainë e 1 kg tjetër hashash , si dhe një psitoletë tip Beretta, model 84 F e 12 fishekë, që ka rezultuar e vjedhur, 14 mijë euro e 4000 franga zvicerane, peshore e instrumente për konfeksionim e dozave të drogës. Në bazë është arrestuar në flagrancë një tjetër shqiptar.
Autoritetet financiare italiane informojnë se po vazhdojnë kërkimet në territor për kapjen e shqiptarit të tretë.
