A është gërhitja arsye për divorc? Vox Pop: Po nuk gërhiti do të thotë që nuk pa punuar!
Gërhitja për një pjesë të njerëzve është gjëja më e bezdisshme, po a është gërhitja një arsye për divorc? Kjo ishte tema për ditën e sotme në Vox Pop me Enkin, në emisionin "Ditë e Re", në RTV Ora. Qytetarët duke iu përgjigjur kësaj pyetje mendonin se gërhitja është një gjë shumë e bezdisshme por nuk është një arsye që të dërgon në divorc, për të shkuar në divorc janë gjëra akoma më të mëdha dhe jo një gërhitje.
Ja disa mendime të qytetarëve:
"Burri im gërhet dhe dëgjohet në gjithë shtëpinë por nuk është një arsye për divorc."
"Është shumë e vështirë të flesh me një që gërhet, kur kam fjetur me burrin ai gërhiste shumë sa kur mendoja të shkoja për të fjetur, si do të fle."
"Varët nga partneri. Nuk ka arsye për tu ndarë për gërhitjen, dashuria është arsyeja e parë, për divorc."
"Unë e pëlqej gërhitjen e gruas time sepse është lodhur në punë, po nuk gërhiti do të thotë që nuk ka punuar fare."
"Çiftet nuk ndahen për gjëra më madhore jo më për gërhitje."
"Gërhitja është e bezdisshme po deri në divorc jo."
"Duhet me qenë objektiv. Unë gërhas shumë, gruaja vendos tapa në vesh kur shtrihet për të fjetur. Po gërhiti gruaja është sikur të dëgjosh simfoni. Divorci është përhapur shumë po nuk është arsye gërhitja."
"Gërhitja nuk është arsyeja, por nga kequshqyerja vjen kjo gërhitja."
"Po ca arsye kanë sot, ndarje divorce, burri im gërhiste po se kam menduar asnjëherë të shkonim deri në divorc."
