Lushnje/ Humb kontrollin e motoçikletës gjatë natës, plagoset babai dhe djali 12-vjeçar

Një aksident ka ndodhur pak mas mesnatës, 5 prill në rrugën nacionale Cermë-Divjakë, në fshatin Çermë e sipërme.

Një 44-vjeçar ka humbur kontrollin e motoçikletës dhe si pasojë është plagosur rëndë së bashku me djalin e tij 12 vjeçar.

Të dy janë transportuar në spitalin e Lushnjës. Sipas mjekëve gjendja e tyre është e rëndë. Babë e bir udhëtonin pa kaskë mbrojtëse në kokë dhe janë përplasur në asfalt.

Uniformat blu dhe grupi hetimor po hetojnë shkaqet e aksidentit.