Mori 10 milionë lekë dhe u zhduk, fieraku arrestohet pas 7 vitesh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2022, 09:49
Një 54 vjeçar është arrestuar në Itali pasi përmes mashtrimit I ka vjedhur një shtetasi 10 milionë lekë të reja.
Renato Numani, 54 vjeç nga Fieri është i dënuar me 7 vjet burgim për veprën penale “Mashtrimi”.
Ngjarja kishte ndodhur në në vitin 2015 ndërsa Numani prej vitesh fshihej në Bergamo të Italisë ku jetonte me familjen e tij, informon policia e shtetit.
Operacioni policor ndërkombëtar i arrestimit të tij u kodua “BERGAMO” dhe u ndërmor nga FAST Albania dhe FAST Italia. Po vijon punën për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë.
