U përplasën më armë, Gjykata e Lezhës lë pas hekurave Besnik Simonin dhe Altin Markun
Kryetari i Njësisë Administrative të Kallmetit Besnik Simoni dhe 41-vjeçari Altin Marku do të qëndrojnë në burg. Me vendimin u njohën në Spitalin e Traumës aty ku po marrin mjekim për shkak se mbetën të plagosur nga përplasja me armë zjarri tre ditë më parë.
Në Spitalin e Traumës ku po marrin mjekim për plagët që i shkaktuan njëri-tjetrit, Besnik Simoni, kryetar i Njësisë Administrative Kallmet dhe Altin Marku u njohën me masën e sigurisë arrest me burg.
Vendimi u dha pasditen e të hënës nga gjyqtari Artan Hajdredinaj.
Ndaj Simonit dhe Markut rëndojnë veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur ne tentative” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Burimet bëjnë me dije se dy të ndaluarit nuk janë shprehur lidhur me ngjarjen e të premtes.
Kryetari i Njesisë Administrative të Kallmet Besnik Simoni dhe 41-vjeçari Altin Marku u arrestuan të shtunën pasi qëlluan me armë zjarri në drejtim të njëri-tjetrit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30 minuta të së premtes, në rrugen që lidh fshatin Kallmet me superstraden Lezhë-Shkodër.
Zyrtari lokal mbeti i plagosur dhe u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës, e më pas drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Ndërsa 41-vjeçari Marku u vu në pranga rreth 4 orë pas përplasjes, ndërsa fshihej në banesën e nje fqinji. Ai ishte i plagosur dhe u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë.
Dyshohet se përplasja me armë me tyre ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta që kishte nisur një vit më parë. Policia ka sekuestruar 1 pistoletë, me një krehër me 6 fishekë, e cila dyshohet se është përdorur nga Altin Marku, si dhe dy automjete.
