34 vjeçari me tre emra e 2 mln euro pasuri. Vilat në Palasë e Sauk, makinat e aksionet i vihen në sekuestro preventive

Vetëm tridhjetë e katër vjeç dhe dispononte një pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme me vlerë 2 milionë euro.  Bëhet fjalë për vila në Palasë të Vlorës, në Sauk, apartament në rrugën e Elbasanit, 4 makina dhe aksione në një biznes privat.

Pasuria e Stivens Alkut, i njohur dhe me dy emra të tjerë është vendosur në sekuestro preventive me vendim të gjykatës së Tiranës pasi dushohet se ka ardhur nga veprimtari kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave në DVP Tiranë

"Ky shtetas është ndaluar më parë nga autoritetet policore hollandeze dhe gjermane, si i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrim parash”"

Policia thote se 34 vjecari nga Tirana njihej dhe me dy emra te tjere me inicialet G. K. dhe S. K.

Operacioni i koduar "Transaksionet" u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

U kap me kokaine

Policia ka bërë të ditur se në vitin 2009 në Gjermani Stivens Alku është ndaluar me 1 kg kokainë e po ashtu më të njëjtën akuzë është arrestuar edhe në vitin 2006 dhe 2016 . Ndërkohë në vitin 2019 Alku është kapur me 200 mijë euro cash duke hyrë nga Gjermania në Holandë.

Pasurite e sekuestruara

Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë sekuestrimi i pasurive të luajtshme e të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 2 milionë euro, konkretisht:

Një ndërtesë (vilë), së bashku me një sipërfaqe trualli, në Palasë, Vlorë; një ndërtesë (vilë) në Sauk; një apartament në Rrugën e Elbasanit; dy sipërfaqe toke në Sauk; 4 automjete dhe 20% të aksioneve të një biznesi privat. 

Prokuroria ka dyshime se një pjese e pasurive të 34-vjeçarit janë regjistruar në emër të familjarëve të tij dhe për këtë arsye prokuroria e Tiranës ka vijuar hetimet për evidentimin e asete të tjera që ky shtetas dhe familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.