Majko një hap larg Kuvendit pas dorëheqjes së Bllakos, Kuvendi shpall vakancën dhe njofton KQZ

Kuvendi shpalli sot vakancën për mandatin e deputetit të dorëzuar nga Alqi Bllako.

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, njoftoi deputetët në seancën e sotme, se mandati i deputetit për Alqi Bllakon ka përfunduar pas kërkesës së tij për ta lënë mandatin, e për t’iu dorëzuar drejtësisë.

Felaj: Ju njoftoj që deputeti Alqi Bllako ka dorëzuar në Kuvend deklaratën me të cilën vë në dijeni Kuvendin që me vullent të plotë dorëzon mandatin. Kur deputeti heq dorë referuar nenit 71 të Kushtetutës mandati i tij mbaron.Kuvendi shpall vakancën e ia njofton vakancën KQZ për plotësimin e saj.

Kuvendi ka njoftuar dhe KQZ-në për plotësimin e saj.

Majko një hap larg Kuvendit pas dorëheqjes së Bllakos, Kuvendi

Vendin e Alqi Bllakos në parlament pritet ta zërë automatikisht ish-kryeministri Pandi Majko i cili zë vendin e 19 në listën e PS-së së Tiranës ku Bllako ishte dy vende para tij.