SPAK çon në gjykatë kërkesën për arrestimin e ish-deputetit Alqi Bllako
SPAK ka dërguar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për vendosjen e masës arrest në burg për ish-deputetin socialist Alqi Bllako.
Kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka që ka dhënë masat për 9 të arrestuarit për incineratorin e Fierit.
Alqi Bllako dha dorëheqjen një ditë më paë nga mandati i deputetit.
Sipas SPAK nga hetimet e kryera kanë rezultuar të dhëna se nga ana e shtetasit Alqi Bllako, gjatë kohës që ka shërbyer në fillim me funksionin Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM), është favorizuar shoqëria koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., kundrejt marrjes në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt në shumën prej 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë.
Gjithashtu Bllako akuzohet edhe për procedurën e shpronësimit të pronës ku do të ndërtohej Inciniratori i Fierit.
Ndërkohë Kuvendi menjëherë pasi Alqi Bllako dorëzoi mandatin, njoftoi SPAK-un për anulimin e mbledhjes së komisionit të mandateve.
