Basha tregon pse mungoi në mbledhjen e grupit me Berishën: Hoqa dorë nga kryetari por jo demokratët
Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka shpjeguar për mediat se nuk ishte sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PD.
Basha: Sa herë ti shërbej grupit parlamentar të PD dhe jo kur i shërben presion të drejtpërdrejtë apo indirekt. Një nga arsyet e aktit tim ka qenë tejkalimi i interesave personale për ti dhënë mundësinë çdo forumi të PD dhe gjithë demokratëve që të kenë mundësinë lirishit të diskutojnë dhe vendosin dhe jo nën presion, jo ashtu si ndodhi sot. Vendosa të mos isha i pranishëm në një mbledhje që u paralajmërua që dje që kishte të gjitha gjasat të degradonte në një konfrontim dhe jo në një mbledhje të frytshme për të cilën ka nevojë grupi parlamentar dhe një frymë bashkimi rreth vlerave dhe jo përçarje.
Basha kujtoi se për bashkimin e PD ka dhënë edhe dorëheqjen nga posti i kryetarit por shtoi se nuk ka hequr dorë nga përgjegjësia e tij ndaj demokratëve.
Basha: Po punoj dhe do punoj për një PD të bashkuar rreth vlerave me të cilat është themeluar.Që të jetë alternativë për njerëzit. Të punojë për njerëzit dhe të tejkalojë interesat personale për të cilat kam marrë vendimin e dorëheqjen nga kryetari i PD por jo të heqë dorë nga përgjegjësia ime ndaj demokratëve dhe shqiptarëve. PD duhet të kthehet në një alternativë dhe shpresë për njerëzit dhe unë do punoj ditë për ditë që PD të kthehet në alternativë për njerëzit, alternativë që nuk mund të jetë në kundërthënie me aleatët strategjikë.
I pyetur si e shikon rikthimin e Sali Berishës, Basha tha këtë koment:
Basha: Unë kam bërë dhe do të bëj gjithçka për vlerat e bashkuara. Një nga parimet është orientimi euroatlantik. Unë e kam të qartë rrugën që duhet të përshkruajë PD për t’u kthyer në një alternativë për njerëzit. Unë do të punoj pa rreshtuar për këtë rrugë. Ujërat mund të jenë akoma të turbullta, por do të qartësohen.
