Tiranë, arrestohet 31-vjeçari, akuzohet se shpërndante drogë në Shushicë

Një 31-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet si shpërndarës droge në zonën e Shushicës në Tiranë. Operacioni u kodua   "Finish". I arrestuar është J. H., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, në rrugën "Gjin Kuqali", shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të ndarë në dhjetëra doza, një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm, tre aparate celulare dhe një peshore elektronike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".