Bllako fut në sherr deputetet, Tabaku u tregon hekurat për incineratorët, Spiropali: Mjaft moj zonjë bëre teatër
Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ju përgjigj deputetes demokrate Jorida Tabaku në Kuvend.
Deputetja Tabaku tha se incineratorët është një nga punët e mira që PD ka bërë dhe do vazhdojë të bëjë me integritet deri kur i fundit të shkojë para drejtësisë.
Tabaku: Pavarësisht nëse jemi në anën e majtë apo të djathtë të këtij Parlamenti kemi të gjithë detyrimin t’i kërkojmë kujtdo zyrtari që të shkojë para drejtësisë. Personat që PD ka çuar në SPAK, 11 padi individuale, 1 padi kolektive. Edi Rama, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Erion Veliaj, Armando Subashi, Emirjana Skao, Qazim Sejdini. Pa shkuar këta persona para drejtësisë unë nuk besoj që ka drejtësi për incineratorët. sado hapa të hedhë SPAK me Alqi Bllakon dhe Lefter Kokën kjo shumëzohet me zero nëse personat për vendimmarrjen e kësaj veprimtarie nuk çohen para drejtësisë. E them këtë si deputete, si qytetarë, e them këtë si një nënë. Nesër unë dua që fëmijët e mi për punën që unë kam bërë në Parlamentin e Shqipërisë.
Spiropali: Po mjaft moj zonjë bëre teatër me nënë e grua e deputete e detyra jote, thua ti se detyra jote është të çosh njerëz pas hekurave si një karikaturë e një prokurore të një kohe të shkuar. Dëshpërim i madh për ju, dëshpërim i madh për ata që ju dëgjojnë në zallamahinë tuaj sepse e para e punës dhe kryesisht nuk ishte balloni prej 430 milionë eurosh që tu shfry në komisionin hetimor që ngrite vete ai që çoi pas hekurave deputetin Alqi Bllako, por ishte krejtësisht tjetër gjë, reforma në drejtësi. Ti zonjë së bashku me shokët dhe shoqet e tua nuk latë dy gurë-bashkë për ta kundërshtuar. Kjo është e vërteta dhe jo komisionet tuaja qesharke. Nuk je ti dhe askush tjetër që çon njerëz pas hekurave. Sot nuk mungon vetëm deputeti Bllako këtu, por mungon edhe deputeti Basha. Ndryshimi është shumë i madh mes nesh dhe jush. Institucioneve të drejtësisë i bëjmë thirrje që të bëjnë punën e tyre për të gjithë.