Kuroi kuksianët, drejtori i Spitalit të Prizrenit Afrim Avdaj, "Qytetar Nderi"
Këshilli Bashkiak i Kukësit ka shpallur drejtorin e spitalit të prizrenit “Qytetar Nderi”, Afrim Avdaj, u vlerësua për rolin e tij në trajtimin e pacientëve shqiptarë në institucionin shëndetësor që ai drejton.
Drejtori i Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj, është shpallur Qytetar Nderi i Kukësit.
Të gjithë anëtarët e këshillit Bashkiak votuan pro këtij vendimi të enjten.
Propozimi erdhi nga vetë këshilltarët, ndërsa Avdaj u vlerësua për kontributin e tij dhe të spitalit që drejton për të gjithë shtetasit shqiptarë.
Drejtuesit e këshillit bashkiak thanë se ky titull shkon në shenjë angazhimi, mbështetjeje e shërbimi për banorët e Kukësit dhe pacientët që marrin shërbim në spitalin e Prizrenit.
Zelensky: Nuk i besojmë askujt, negociatat janë vetëm fjalë
31 Mars, 13:11
Qindra pacientë nga zona verilindore marrin shërbimet spitalore ne Prizren.
Gjatë dy viteve të pandemisë së koronaviorusit edhe kur kufijtë ishin të mbyllur, pacientët shqiptarë nuk u ndaluan në asnjë moment që të merrnin shërbimet spitalore në Prizren dhe Gjakovë.
Nga ana tjetër janë 14 pacientë nga Kukësi që marrin shërbimin periodik të hemodializës në spitalin “Daut Mustafa” më Prizren, ndërsa roli i doktor Afrim Avdaj ka qenë mjaft i rëndësishëm në këtë proces.

