Felaj nuk i dha fjalën, Berisha jashtë Kuvendit: Do t’ia përplasja Ramës në fytyrë të gjitha, ai ja mbathi

Pas përfundimit të fjalës së kryeministrit Edi Rama në Kuvend, ish-lideri i demokratëve Sali Berisha kërkoi të replikonte. Por, pasi Ermonela Felaj nuk e lejoi të fliste duke i thënë që duhet të respektonte radhën Sali Berisha dha një deklaratë për mediet jashtë ambienteve të Kuvendit. Ai kërkoi miratimin e një rezolute që dënon sjelljen e kryeministrit Rama ndaj grave, duke ju referuar sjelljes së tij të mbrëmshme ku refuzoi t’i përgjigjej gazetares duke e çuar për riedukim.

Berisha: Një rezolutë ku të dënonin me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar, anadollak të Edi Ramës i cili ka sjellje të papranueshme ndaj vajzave, zonjushave të cilat kryejnë detyrën. Zonja Felaj nuk pranoi të më jepte fjalën, unë u detyrova të dal këtu para jush për të denoncuar aktin e shëmtuar të Edi Ramës.

Berisha shtoi se ishte absurde dhe antiligjore e kundër rregullores ndërhyrja e Felajt për mos i dhënë fjalën.

Berisha: Pasi e kuptoi që unë po dilja t’ia përplasja të gjitha në fytyrë ai u largua, ja mbathi sapo mbajti fjalën, dërdëlliti 1 orë e ca. Zoti Felaj e kuptoi që unë do ta demaskoja para publikut dhe nuk më dha fjalën.

Ish-kryeministri zbuloi veprimet dhe propozimet e opozitës sapo ajo të zgjidhë problemet e brendshme.

Berisha: Do t’i presë biletën kësaj qeverie në arkivat e historisë. Do ketë mbledhje të Grupit Parlamentar, vendos kryesia. Kjo e sotmja ishte mbledhje normale, me diskutime. Procesi i kapërcimit të pasojave në bazë po ecën shumë mirë.