Afera me incineratorin e Fierit, Lefter Koka me 6 të tjerë në burg, 2 në shtëpi. Pritet seanca për Elbasanin

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e dhënë në mungesë dy ditë më parë për 9 të hetuarit për incineratorin e Fierit.

Pas këtij vendimi, 7 personat do presin hetimin e metejshëm në masen "arrest në burg", ndërsa 2 të tjerët në masën "arrest në shtëpi", përfshirë edhe ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka.

Ndërkohë është bërë vlerësimi edhe për 5 të hetuarit e tjerë, dy prej të cilëve, Pëllumb Abeshi dhe Etleva Kondi po hetohen në dyja dosjet, si për Fierin ashtu edhe për Elbasanin.

1.Lefter Koka, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”.

2. Pëllumb Abeshi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim.

3. Azem Shatëri, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim.

4. Florjan Muçaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

5. Sabina Cenameri, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Gazetarja Keti Banushi bën me dije se shumë shpejt do të nisë marrja në pyetje e personave të cilët kanë rezultuar se kanë firmosur shkresa për incineratorin e Tiranës dhe sipas Prokurorisë kanë lënë vend për abuzim.

Kush janë 9 të arrestuarit e incineratorëve

1-Ish-ministri i mjedisit Lefter Koka, i akuzuar për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale në bashkëpunim.

Akuza e re ndaj tij bën fjalë për incineratorin e Fierit, ndërkohë që më herët ish-ministrit i janë njoftuar të njëjtat akuza dhe masa e arrestit për incineratorin e Elbasanit.

2-Ish-zyrtari iministrisë së Mjedisit, Pëllumb Abeshi, nga Elbasani, i akuzuar për shpërdorim detyre si ish-kryetar i Komisionit të Prokurimit të incineratorit të Elbasanit.

3- Azem Shatëri, ish-drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit në Bashkinë e Fierit

4-Arenc Myrtezani, ish-administrator i inceneratorit të Fierit, i akuzuar për korrupsion.

5-Florian Muçaj, drejtor i Albpetrol

6-Erjon Murataj ish-anëtar i Komisionit të Prokurimit për incineratorin e Tiranës

7-Sabina Cenameri, ish-anëtare e Komisionit të Prokurimit të incineratorit të Fierit

8-Etleva Kondi, ish-anëtare e Komisionit të Prokurimit për incineratorët.

9-SPAK ka kërkuar masë arresti për shtetasin Klodian Zoto, pronar i incineratorit të Elbasanit dhe Tiranës, i akuzuar për “Korrupsion” dhe pastrim të produkteve të veprës penale në bashkëpunim.

 

Dokumenta bashkëngjitur