Alibeaj pas mbledhjes së grupit të PD-së me Berishën: Atmosferë pushtimi, nuk është sinjal për bashkim

Një atmosferë pushtuese e ka cilësuar Enkelejd Alibeaj situatën në selinë blu pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së.

Alibeaj: Qëndrimi është i qartë. E gjitha është një atmosferë pushtimi e ndodhur që pas vendimit të gjykatës që do apelohet. Duhet të gjejmë spiralen e bashkimit dhe kjo fillon kur palët minimalisht duke marrë frymë. Sinjalet nuk mund te jepen duke pushtuar selinë, duke ardhur në mënyrë të dhunshme në mbledhjen e grupit sikurse Berisha bën. Berisha nuk është pjesë e grupit.

Po cilët janë hapat drejt bashkimit sipas Alibeajt?

Alibeaj: Duhet ndërprerë gjuha linçuese, së dyti proceset paralele që zhvillohen me idenë për të thelluar ndasitë nuk japin sinjale bashkimi. Kërkesa jonë është të ndërpriten këto që demokratët në bazë të bashkohen. Ky është hapi i parë i pamjaftueshëm drejt bashkimit. Është në përgjegjësinë e gjithësecilit të bëjë detuyrën. Do shkoj në parlament të bëjmë detyrën tonë.