Berisha: Alibeaj nuk është Grupi Parlamentar, kombinacionet Basha-Rama kanë marrë fund

Ish-kryeministri Sali Berisha mbetet i qëndrimit se vendimi për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së është nuk dhe Alibeaj duhet të heqë dorë nga ky pretendim.

Duke folur pas mbledhjes ai shtoi se Grupi Parlamentar nuk është zoti Alibeaj.

Berisha: Vendimi është nul. Nuk ekziston. Ky është qëndrimi i bazuar në të gjitha ligjet e vendit dhe PD. Ky është qëndrimi im.

Alibeaj ju bëri thirrje të bëni një hap pas për hir të bashkimit. Jeni i gatshëm?

Berisha: Të krahasosh fituesin me humbësin besoj se është një gabim i madh logjik.

Si do të vazhdojë nga sot, do ketë kërkesa për thirrje të mbledhjeve të tjera?

Berisha: Mbledhje Grupi patjetër, Grupi është organ legjislativi PD, i cili do bëjë debate për gjithçka. Është një rast unik që PD të bashkohet dhe në diversitetin e saj, ka një diversitet i cili e bën dhe më demokratike PD.

PD këmbëgul që me një person 'non grata' nuk bashkohet partia.

Berisha: Cilido që mendon bën zgjidhjen e tij, është punë e tij por demokratët kanë folur për këtë me 11 dhjetor, 18 dhjetor dhe 6 mars.

Do të merrni hapa që Grupi Parlamentar i PD të jetë i plotë në parlament? Ju figuroni si i pavarur.

Berisha: Kombinacionet Basha-Rama marrin fund, janë kombinacione Basha-Rama, ajo kohë merr fund. Vendimi ka qenë nul. Para atij vendimi midis momentit që ta gjykonin një vendim të paqenë organet e partisë dhe anërtarësia e partisë, unë zgjodha anëtarësinë e partisë. Po të kishte bazë do të shkoja te gjykatat e partisë. Anëtarësia e gjykoi atë dhe i dha bravës, Lul Bashës më falni, shkarkimin që meritoi me 11 dhjetor dhe sot nuk është më këtu, zoti Basha dha dorëheqjen.

A jeni i gatshëm të shkoni me votë në Forumet e PD për vendimin tuaj "non grata"?

Berisha: Absolutisht cili do demokrat ka të drejta ta çojë te të gjitha forumet. Do të mblidhet kuvendi, do të zgjidhjet këshilli kombëtar dhe çdo njeri ka të drejtë të propozojë. Kjo është e thjeshtë.

Keni deklaruar se e njihni grupin parlamentar si organ legjitim por Enkelejd Alibeaj këmbëngul që ju të mos jeni pjesë.

Berisha: Se e njoh grupin unë, nuk do të thotë se Enkeljedi është grupi.

Është kryetar i grupit.

Berisha: Është kryetar i grupit deri sa të qartësohet situata. Kuvendi do të bëjë zgjedhjet e veta. Jemi në një proces dhe në proces e sipër ai mund të qëndrojë kryetar grupi.

Me çfarë parash po bëhen rregullimet?

Berisha: Nuk kam asnjë dijeni po do të kërkoj që të bëhet transparenca. Partia ka financa, por sesi është gjendja e arkës në këtë parti nuk e kam idenë.

Cila do jetë zyra juaj deri në momentin kur të mbahet Kuvendi?

Berisha: Do të jetë një zyrë mes këtyre zyrave. Tani nuk ka zyrë kryetari.

Pse nuk e ndërprisni procesin e zgjedhjeve në struktura derisa të ketë një përbashkim të deputetëve të paktën?

Berisha: Po takoj çdo ditë deputetë dhe kryetar degësh dhe po arrijmë në mirëkuptime duke korrigjuar probleme të caktuara.

Pse Basha nuk mori pjesë?

Berisha: Pyeteni Bashën, ai është anëtari i grupit parlamentar.