Demalia: Rikthimi i Berishës mësim i mirë për ambasadorët të mos fusin hundët ku nuk duhet
Në një intervistë për Ora News, analisti ilir Demalia u shpreh se rikthimi i Berishës tregoi se edhe mbështetja e ambasadave të huaj nuk është mjaftueshëm.
Ai tha se këtu është një mësim i mirë edhe për ambasadorët që të mos i fusin hundët aty ku nuk duhet dhe ku shkelen kufijtë etikë dhe moral.
Demalia shtoi se gjithë kjo krizë vjen sepse partitë nuk kanë ideologji dhe doktrina ekonomike dhe politike, por kanë funksionuar si banda.
Demalia: Një të mirë që bëri Berisha në gjithë këtë, për interesin e tij sigurisht, është që fuqizoi rolin e ambasadorëve dhe ambasadorëve. Mbështetja e ambasadave dhe ambasadorëve doli e pavlefshme. Lul Basha ishte i mbështetur nga të gjitha ambasadorët. Këtu është një mësim i mirë edhe për ambasadorët që të mos i fusin hundët aty ku nuk duhet dhe ku shkelen kufijtë etikë dhe moral. Fundja çdo njeri ka të drejtën e vetëvendosjes në shtëpinë e vet, do ta djegë, le ta djegë.
Problemi është se e gjithë shoqëria shqiptare dhe Partia demokratike shqiptare është një gjë që do t’i ndodhë edhe PS-së një ditë. E gjithë kjo gjë vjen sepse partitë nuk kanë ideologji dhe doktrina ekonomike dhe politike, por kanë funksionuar si banda. Shpresojmë se do të ndryshojë kjo gjendje nga të rinjtë, por ata duket se janë më të vjetër se të vjetrit. Ata shohin të vetmin njeri që sjell ndryshim Sali Berishën, tregojnë se kanë kultin e individin.
