Demalia: Dihej se Berisha e zotëronte si pronë PD-në, partia të hapet dhe të ketë garë
Në një intervistë për Ora News, analisti ilir Demalia u shpreh se PD ka qenë në një krizë për mënyrën se si funksiononte.
Ai tha se rikthimi i legjitimitetit te Foltorja është një zhvillim krejt normal dhe fundja të gjithë e dinin se Berisha e zotëron dhe e ka prona këtë parti.
Demalia shtoi se në moshën 80-vjeçare Berisha mori në krah Bashën dhe kjo tregon se kjo është politika dhe ky nuk është faji i tij, por i shoqërisë.
Demalia: PD ka qenë në një krizë për mënyrën se si funksiononte. Arriti të bënte një këshill dhe kuvend kombëtar. Të gjitha këto treguan se PD nuk kishte një strukturë për të operuar kundër regjimit të sotëm. Rikthimi i legjitimitetit te Foltorja është një zhvillim krejt normal dhe fundja të gjithë e dinin se Berisha e zotëron dhe e ka prona këtë parti. Basha ka qenë një kukull në dorën e Berishës dhe tashmë ia mori edhe vulën me fuqinë që ka në parti.
Ajo çka sot vuan Shqipëria është se nuk kemi pluralizëm dhe opozitë në vend. Të gjithë fajësojmë Berishën, por ai është produkt i shoqërisë tonë. Ai sot në moshën 80-vjeçare mori në krah Bashën dhe kjo tregon se kjo është politika dhe ky nuk është faji i tij, por i shoqërisë. Ky njeri imponohet, por nëse e ka lejuar demokracinë e brendshme apo jo brenda partisë është diçka tjetër. PD në mënyrën se si po vepron, duke i dhënë të drejtën për të ndryshuar, mendoj se kjo parti duhet të fillojë me një hapje totale dhe një garë totale me vlera dhe jo shërbime klane të kryetarit.

