Përfundon mbledhja e komisionit të rithemelimit të PD-së, i pranishëm edhe Berisha
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2022, 20:22
Ka përfunduar tashmë mbledhja e komisionit të rithemelimit të PD-së në selinë blu.
Kjo ishte mbledhja e parë “zyrtare” e këtij komisioni brenda selisë blu, qysh nga krijimi i tij.
Pas vendimit të sotëm të gjykatës ku njohët kuvendi dhe statusi i 11 dhjetorit i Berishës, ky komision duket se ka marrë në dorë drejtimin e PD-së.
Pak minuta më parë është parë edhe ish-kryetari i PD-së Sali Berisha që të futet brenda selisë së partisë, ndërsa ish-kryedemokrati Lulzim Basha nuk është shfaqur qysh ditën e djeshme në publik.
Ai pak ditë më parë dha dorëheqjen nga drejtim i partisë si një lëvizje për të bashkuar PD-së, sipas tij, duke ia lënë vendin kryetarit të komanduar Enkelejd Alibeaj.



