Pallati si në ditën e tëmetit, banorët: Nuk ka ardhur njeri ta shikojë, kërkojmë ndërhyrjen e institucioneve

Më shumë se 2 vite pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019, një pallat në Durrës ndodhet në të njëjtën gjendje si në ditën e tëmetit.

Pallati ndodhet në vijën e pare bregdetare dhe që prej asaj dite asnjë institucion nuk ka ndërhyrë.

"Ka 2 vjet e gjysmë që nuk ka ardhur njeri, është vija e parë dhe se di pse e kanë lënë pas dore. Dhe te kryetarja e bashkisë kanë shkuar çunat."

"Kur vjen turisti të shohë një gjendje të tillë palallati nuk është gjë e këndshme. Kërkojmë nga institucionet të ndërhyjnë."