Gripi i shpendëve, asnjë rast në Elbasan, Task-Forca ndodhet në terren për të identifikuar rastet e dyshimta

Situata e gripit të vendeve në disa qarqe të vendit është alarmante.

Në Elbasan, deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar, ndërkohë Drejtoria e Shërbimit Veterinar ndodhet në terren për të identifikuar rastet e dyshimta.

"Shërbimi Veterinar ka ngritur jë Task Forcë për informimin e tregtarëve të shpendëve. Kontrollet kanë filuar nga tregu i shpendëve të Elbasanit, ku Task Forca ka inspektuar nga afër shpendërt dhe ka informuar fermerët për simptomat që shfaqin kur preket nga gripi i shpendëve dhe çfarë ata duhet të kenë parasysh. Janë marrë dhe monstra që do të dërgohen për analiza. Njëkohësisht në terren është dhe AKU dega Elbasan, prej ditës së djeshme ka nisur kontrolle për subjektet që tregtojnë mishin e shpendëve dhe vezë" raportoi gazetarja Edisona Skënderaj.