"Zoti desh dhe e ngacmuan...", Maliqi bën parashikimin: Berisha do sjellë në pushtet PD dhe largohet si fitimtar


Sali Berisha hodhi sot hapin e parë drejt bashkimit të demokratëve, duke zhvilluar takimin e parë me drejtuesit e PD-së.

Ish-deputeti, Lefter Maliqi, i ftuar në Ora News thotë se ka bindjen se Berisha do të sjellë në pushtet PD dhe opozitën dhe më pas do të largohet si fitimtar.

Maliqi: Baza është bashkuar, problemi është te këto fletërrufetë që njëri hyn dhe tjetri del. Dhe kësaj po i vjen fundi. Është pranvera e protestave tha, dhe po pate në krye një lider protestat janë të qëndrueshme, po nuk pate bëhet si Çadra e Lirisë ku mblidhen 5000 veta ditën dhe përfundonin 20 veta duke luajtur domino natën. Ngrinin çadrën për pazar me Ramën. Deshi Zoti që Berisha dha dorëheqje të parevokueshme si humbës dhe e thirri një zë i brendshëm që ta japë dorëherqjen si fitues. Berisha do të ikë si fitues, nuk mund të them se kush do të jenë në krye të PD dhe qeverisë. Unë dhe demokratë të tjerë i çonim mesazhe këto 9 vjet që doktor duhet të rikthehesh se na more në qafë dhe nuk kthehej. Zoti desh dhe e ngacmuan që ai të rikthehej, tani është anëtarësia që vendos. Pse duhet të kesh frikë nga vota, demokracia kjo është, vota është garë. Kam besim të patundur që PD-në dhe opozitën do ta çojë në fitore dhe pastaj do të ikë denjësisht.