"Janë në hall se doktori nuk jep më karrige", Maliqi mesazh Alibeajt: Iku Luli, shiko interesat e demokratëve

Sali Berisha mori sot Partinë Demokratike edhe me ligj. E megjithatë kryetari i komanduar Alibeaj e konsideroi vendimin e Gjykatës së Tiranës antiligjor dhe tha se do ta ankimojnë në Apel.

Ish-deputeti Lefter Maliqi në një intervistë për Ora News i bëri thirrje Alibeaj të reflektojë dhe të shohë interesat e demokratëve dhe jo të Bashës.

Maliqi: Iku Luli i them Alibeajt, mos fol më me gjuhën e Lulit. Sali Berisha të erdhi dhe të shtrëngoi dorën. Shiko interesat e demokratëve, lërë Lulin. I ikuri dhe i vdekuri harrohen.  Edhe Alibeaj dhe Gazi i Elbasanit e dinë shumë mirë dhe panë 6 marsin. Megjithatë unë jam me doktorin, ti bashkojmë të gjithë. Këta kanë frikë se u ka ikur baza, duan karrige të dhuruara siç ua dhuroi Luli. Tani karriget Berisha nuk ua dhuron më, ua dhuron anëtarësia. Ata digjen në njëfarë mënyre. Këto janë përpëlitjet e fundit. Kishin hequr dyert e blinduara por duhet të heqin dhe portën kryesore se është turp, nuk duhet të ketë as roje, është shtëpia e demokratëve.