Për të katërtën herë kampion, Landi Pasko: Fëmijët që luajnë shah kanë rezultate më të mira në mësime, interes dhe te vajzat

Në pjesën e fundit të emisionit të pasdites “Jeto me Orën” në RTV Ora ditën e sotme u diskutua një disiplinë shumë interesante e sportit, shahu.

Një disiplinë sportive mjaft e dashur e cila daton herët në Shqipëri, që në fillimet e shekullit XX-të.

Një disiplinë sportive e cila në fillimet e saj konsiderohej si sporti i elitave, por dita ditës ndryshoi dhe u përhap gjërësisht.

Pikërisht, për të folur më shumë për mënyrën sesi ky sport po zhvillohet në ditët e sotme, si dhe ringjalljen e interesit tek të rinjtë kryesisht tek fëmijët ishin të ftuar Landi Pasku, Kampion i shahu në Shqipëri, Semion Shellorari, nxënës, praktikues i shahut dhe  Marko Pulaj, nxënës, praktikues i shahut gjithashtu.

Pasku u shpreh në studio se kohët e fundit ka zgjuar interes tek të rinjtë, shahu si disiplinë sportive.

“Shahu, tek brezi i ri dhe tek fëmijët kryesisht ka ardhur duke zgjuar interes dhe dëshirë, sidomos në dekadën e fundit. Kjo pasi shumë prindër po i regjistrojnë fëmijët e tyre në kurse të ndryshme për të ndjekur këtë disiplinë sportive. Kjo padyshim bëhet për një sërë arsyesh, për tu mundësuar atyre përqendrim më tepër, durim, etj. Unë për vete e kam nisur që në moshën 6 vjeçare, ishte koha kur babai im ja mësonte motrës time, dhe aty e mësova edhe unë. Të ndjekësh shahun duhet shumë punë në mënyrë sistematike”, tha Pasku.

Ndërkohë, Marko tha se pasioni për shahun ka lind që në moshë shumë të herëshme tek ai. 

“Kam luajtur për herë të parë kur isha 8 vjeç, nisa të luaja pasi shikoja babain tim dhe gjyshin nga ana e mamas që luanin edhe aty u dashurova me të si sportë. Më pas pata fatin të njihja profesorin tim, ku më pas u regjistrova edhe në kurs për këtë”, tha Marko.

Ndërsa Semion u shpreh se “dëgjova në shkollë për shahun dhe u njoha me profesorin, nga aty nisi dëshira për këtë disiplinë sportive”.

Për të katërtën herë kampion, Landi Pasko:

 Që të jesh “fitimtar’ në këtë lojë, Pasku tha se "duhet të ruash qetësinë dhe duhet të kesh shumë durim.

“Nëse marrim në konsideratë statistika të ndryshme, dalim në konkluzion se fëmijët që janë të angazhuar në shah, dhe e praktikojnë atë janë me rezultate më të mira në mësime, dhe kohët e fundit është parë një rritje interesi edhe tek vajzat, të cilat po e praktikojnë këtë lojë”, përfundoi ai.

Kujtojmë që shfaqja e parë e shahut në Shqipëri e dokumentuar daton 1933.

Por sipas federatës së shahut thuhet se gjurmët e shahut të çojnë më hershëm në vitin 1910 dhe tek një emër Abdulla Tirana nga Elbasani.

Në periudhën mes viteve 60’ dhe 70’ shahu në Shqipëri ishte një sport masiv, që luhej nga të gjithë, të mëdhenjë dhe të vegjël. 

Ashtu si çdo sport apo edhe aktivitetet sociale e kulturore edhe shahu pati ndikim nga periudha e tranzicionit social-politik që vendi ynë përjetoi. 

Për të katërtën herë kampion, Landi Pasko:

Pas kësaj përgjumje më shumë se 25 vjeçare, duket se edhe për këtë sport ka ardhur koha e ringjalljes në gjurmët e historisë së tij.

Tashmë dita-ditës, shihet që ky sport ka marrë sërish një rëndësi të madhe, ku shumë të rinjë, fëmijë janë angazhuar në kurse të ndryshme për të luajtur shah, ashtu siç e pohuan edhe të ftuarit në studio.