Pula me “grip” në pulari e oborre, Divjaka e Devolli, vatra të reja të sëmundjes së shpendëve
Divjaka e Devolli janë konfirmuar si vatra të reja të sëmundjes së gripit të Pulave, pas Durrësit, Dibrës e Pustecit.
Dy vatra të reja të përhapjes së Gripit të Shpendëve në vendin tonë janë konfirmuar pas Durrësit, Dibrës dhe Pustecit.
"Kemi konfirmimin e një vatre të re në qarkun Fier bashkia Divjakë dhe një në Devoll."
Analizat kanë provuar se 60 pulat e ngrodhura në fshatin Gur të Divjakës ishin të infektuara me gripin e shpendëve.
"Po shtohen masat për mbajtjen nën kontroll të situatës."
Por zyrtarët e veterinarisë dhe sigurisë ushqimore edhe një herë treguan se janë disa hapa me vonesë jo vetëm në zbulimin e vatrave të sëmundjes, por dhe në zbatimin e masave kundër përhapjes.
Pasi veterineri u mori monstrat për analiza shpendët e ngordhur në Divjakë u groposën në kanale nga vetë banorët, të cilët thonë se askush nuk i ka njoftuar.
"Ku e di unë, deri tani i kemi pulat."
Sipas protokolleve, 10 km nga vatra e sëmundjes duhet të zbatohet karantina, po në Gur të Divjakës nuk kishte asnjë masë.
"Nuk kanë ardhur."
Raportime për ngrodhjen e shpendëve të oborrit ka nga fermerë në disa zona të vendit, por nuk ka konfirmime nësë bëhet fjalë për grip shpendësh.

