U bekua nga Nënë Tereza, Ina Malhani rrëfen takimin me shënjtoren dhe pengun nga shërbimi i saj në Kalkutë
Ina Malhani u rrit në shtëpinë e femijës. Në moshë shumë të vogël ajo kultivoi ndjenjën e të qënit pranë njerëzve në nevojë. Ngrohtësinë e gjente pikërisht mes tyre.
Me besimin në Zot e me zemrën plot nisi në rininë e saj të shërbente vullnetarisht në institucionin humanitar “Motrat e Nënë Terezës”.
Ajo ndihmonte herë pas here moshat e treta në mënyrë vullnetare.
Në vitin 1995 Ina u bekua nga Nënë Tereza , kur shënjtorja erdhi në vendin e origjinës ne Shqipëri.
Ky takim la mbresa të paharruara, të cilat do të shënjonin më pas jetën e Inës.
Ina vite më vonë kërkoi të ishte pjesë e shërbesës ne Kalkutë.
E ftuar në emisionin “Jeto me Orën”në Rtv Ora, Ina rrëfeu për të gjithë bamirësitë që ajo ka bërë për familjet në nevojë.
Në emisionin e pasdites ajo u paraqit me një “sari” indiane, një veshje e cila ishte punuar nga lebrozët, ku mes tyre kishte njerëz me një këmbë dhe më një krah.
Në vitin 1991 janë hapur shtëpitë e motrave të “Nënë Terezës” ku merreshin edhe mësime për fenë katolike.
Në vitin 1995 Ina u bekua nga “Nënë Tereza”. Dëshira e saj për të shkuar në Kalkutë ka qenë gjithmonë ëndrra e Inës dhe në atë vend ajo ndihmonte të gjithë njerëzit në nevojë. Ina u shpreh se “Nënë Tereza ka themeluar tetë shtëpi në Kalkutë”.
Ina ka shërbyer në Kalkutë për 2 muaj dhe është angazhuar aty për tu shërbyer lebrozëve.
“Një gjë që më bëntë përshtypje aty ishte se si lebrozët i bënin të gjitha punët vetë” u shpreh ajo.
E bukura është se ato nuk punonin vetëm për Indinë por dhe për vende të tjera.
Një histori që Inës i ka mbetur më shumë në mendje është historia e një vajzë 5-vjeçare me autizëm dhe këmbë të prera, një vajzë që Inës i hyri në zemër dhe donte ta merrte me vete në Shqipëri.
Në vitin 2016 ajo ka qenë edhe e ftuara e Papa Françeskut në Vatikan.
Përveç se është bekuar nga Nënë Tereza ajo ka marrë edhe 2 medalje nga vetë shenjëtorja.
Edhe pse Ina është rritur në një shtëpi fëmijësh ka pasur gjithmone dashuri për të dhuruar dhe bamirësi për të bërë.
Bamirësitë e Inës nuk kanë fund pasi ajo dhuron gjak prej 30 vitesh, duke shpëtuar 31 jetë njerëzish.
Për këtë arsye ajo është dekoruar dhe nga Presidenti i vendit z.Ilir Meta. E veçanta e kësaj gruaje është se shpëton jetë dhe bën të lumtur shumë njerëz.
Ina sot është një nënë dhe një gjyshe shumë e lumtur. Fëmijëria e Inës nuk ka qenë edhe aq e lehtë pasi është rritur në një shtëpi fëmijësh.
Ndryshe nga shumë fëmijë që vuajnë në shtëpinë e fëmijës, për Inën ka qenë krejt ndryshe pasi kujdestaret silleshin shumë mirë.
Në moshën 17 vjeçare Ina Malhani takoi nënën e saj për herë të parë, por nuk gjeti te ajo dashurinë e një nënë.
