Vlorë, i riu përfundon në spital me plagë thike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2022, 18:20

Një person është paraqitur i plagosur ditën e sotme në spitalin e Vlorës.
Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin K. D. i datëlindjes 14.09.1994, 28 vjeç nga Vlora.
Sipas burimeve ai ka një plagë në kofshë të shkaktuar nga një mjet prerë, thikë.
Në dëshminë e tij ai thotë se ka rënë dhe është dëmtuar.
Ndodhet në sallën e operacionit sigurisht jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se plaga mund t’i ketë ardhur si pasojë e një konflikti.

