Sulmi mbi depon e naftës, Rama: Krim i neveritshëm ndaj Arabisë, do të ndikojë në sigurinë globale të energjisë

Kryeministri Rama ka reaguar lidhur me shpërthimin e një depoje nafte në qytetin saudit të Jeddah nga rebelët Houthi të Jemenit.

Rama shkruan në Twitter se ky është krim i neveritshëm kundër Arabisë Saudite, i cili synon të ndikojë më tej në sigurinë globale të energjisë në një kohë të trazuar për të gjithë botën.

Ai shton se Shqipëria qëndron në krah të Arabisë Saudite dhe u bën thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së që të dënojnë me vendosmëri organizatën terroriste që qëndron pas sulmeve të tilla

Rama: Një tjetër krim i neveritshëm kundër Arabisë Saudite, i cili synon të ndikojë më tej në sigurinë globale të energjisë në një kohë të trazuar për të gjithë botën! Shqipëria qëndron në krah të Arabisë Saudite dhe u bën thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së që të dënojnë me vendosmëri organizatën terroriste që qëndron pas sulmeve të tilla.

Një zjarr i furishëm u raportua në një depo nafte në qytetin saudit të Jeddah, të shkaktuar rebelët Houthi të Jemenit që pranuan se kishin nisur një seri sulmesh ndaj Arabisë.

Media shtetërore saudite të premten raportoi një varg sulmesh me dronë dhe raketa nga grupi Houthi i Jemenit i mbështetur nga Irani dhe një shtëllungë e madhe tymi të zi u pa që ngrihej në Jeddah, e cila do të presë një garë të Formula 1 të dielën.

Më vonë të premten, zëdhënësi ushtarak Houthi, Yahya Sarea tha se grupi sulmoi objektet e Aramco me raketa dhe rafineritë  e Ras Tanura dhe Rabigh me drone.

Sarea shtoi se sulmi kishte në shënjestër edhe objekte jetike në kryeqytetin saudit Riad.