Tiranë, me biçikletë hedh shishen me lëndë djegëse poshtë makinës së UKT-së

Policia e Tiranës bën me dije se një person ka hedhur një shishe me lëndë djegëse, poshtë mjetit të parkuar në pronësi UKT-së Tiranë

Ngjarja ka ndodhur pranë Bashkisë së Tiranës ku një person i paidentifikuar që lëvizte me biçikletë ka hedhur shishen.

“Më datë 25.03.2022, në afërsi të Bashkisë Tiranë, një shtetas akoma i paidentifikuar që po lëvizte me biçikletë, ka hedhur një shishe, dyshohet me lëndë djegëse, poshtë mjetit të parkuar në pronësi UKT-së Tiranë është fikur pa shkaktuar dëme.” – njofton policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.