Alibeaj: Berisha s’ka qenë ndonjëherë anëtar i grupit parlamentar të PD-së, konstituimi i grupi u bë në 10 shtator
Në një dalje nga selia blu, kryetari në detyrë Enkelejd Alibeaj u shpreh se Berisha s’ka qenë ndonjëherë anëtar i grupit parlamentar të PD, sepse konstituimi ka ndodhur në seancën e parë të parlamentit më 10 shtator.
Ai theksoi se s’mund të përballet me regjim PD-ja, duke pasur së pari non grata dhe se bashkimi në parti ndodh me simetri logjike.
Alibeaj shtoi se nuk bëhet fjalë thjesht dhe vetëm kërkesa për moskandidimin e zotit Berisha, po është heqja dorë nga agresioni, gjuha e vrazhdë, futja e helmit mes demokratëve.
Alibeaj: Zoti Berisha s’ka qenë ndonjëherë anëtar i grupit parlamentar të PD, sepse konstituimi ka ndodhur në seancën e parë të parlamentit dhe ky është fakt. Kur themi grupi parlamentar, është ai që u njoh më 10 shtator. Është nevojë e aksionit politik, është nevojë e mënyrës, qasjes politike se si mundet të përballet regjimi. S’mund të përballet me regjim, duke pasur së pari non grata. Kjo është e qartë. Aksioni politik duhet të jetë real. Është nevojë e domosdoshme e ndodhur nga rregullat e moralit politik.
Bashkimi ndodh me simetri logjike, morale nga ana tjetër. Shumë e thjeshtë. Varet se çfarë synojmë me Bashkimin. Është ardhja e demokratëve, bërja shumicë e tyre dhe ardhja në qeverisje. Ata që do të mbështesin PD për t’u bërë shumicë, ky është qëllimi final.
Ajo që unë thash dhe e përsëris, është e thjeshtë. Nuk bëhet fjalë thjesht dhe vetëm kërkesa për moskandidimin e zotit Berisha. Është heqja dorë nga agresioni, gjuha e vrazhdë, futja e helmit mes demokratëve. Pa i ngulur thika në kurriz. Nuk është e personalizuar te individi, port e një çështje e marrëdhënieve që PD duhet të ketë si një kusht, për të ardhur në qeverisje duhet të kemi mbështetjen e aleatëve tanë, historik, strategjikë.

