Berisha: Rama dhe Gaz Paja lumturojnë njeri-tjetrin me 133 mijë metër katror në Dhërmi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Mars 2022, 22:02
Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha shkruan se kryeministri Edi Rama dhe aktori i Humorit Gazmend Paja janë duke kryer një vjedhje të hapur.
Ai shkruan në Facebook se Rama dhe Paja lumturojnë njeri-tjetrin me 133 mijë metër katror në Dhërmi për ndërtimin e Resortit “Lumturia”.
Ai shton se për këtë qellim Gaz Paja me një VKM shpallet aksioner strategjik dhe merr dhuratën e përbashkët me Ramën.
Berisha: Nje vjedhje e hapur e Edvin Rames me Gaz Pajen! Ja se si Rama dhe Paja lumturojnë njeri-tjetrin me 133 mije meter katror ne Dhermi per ndërtimin e Resortit “Lumturia”. Per kete qellim Gaz Paja me nje VKM shpallet aksioner STRATEGJIK dhe merr dhuraten e perbashket me Ramen! Vjedhja e fundit ne serialin e vjedhjeve te narkoqeverise.
