Ju flet Moska - Ku e gjen fuqinë Edi Rama të tallë ShBA, në krah të ambasadores amerikane?!
Ku e gjen fuqinë Edi Rama të tallë ShBA, në krah të ambasadores amerikane?! Ishte tema e kësaj të mërkure në “Ju flet Moska” në RTV Ora, nga Kastriot Myftaraj.
Myftaraj: Edi Rama në një ceremoni të mbajtur në universitetin bujqësor të Tiranës ai i lejoi vetes që të tallet me SHBA-në duke pasur në krah Yuri Kimin.
Është rasti i parë në botë që një ambasador amerikan gjendet në një pozitë të tillë dhe është hera e parë që një kryeministër ia lejon vetes një gjë të tillë.
Të bën përshtypje reagimi i auditorit që janë profesorë dhe sillen si palaço. Ata qeshin sepse po tall kryeministri SHBA-në dhe ambasadoren amerikane, ashtu sikurse tallte Enver Hoxha SHBA-në.
Kryeministri aq sa ka mbështetje të fortë në SHBA, të disa qarqeve që janë jashtë qeverisë dhe kanë ndikim në qeveri, por edhe aq ndien pasiguri.
Edi Rama ka një hall të madh dhe këtë e ka zbuluar lufta në Ukrainë. Ai e di këtë gjë dhe nuk i bën kot këto gjëra.
Ambasadorët amerikanë flasin në emër të qeverisë amerikane, por Rama tallet me SHBA-të. Edi Rama është një njeri që i ka lejuar vetes që kur ishte ministër që të flakë flamurin amerikan.

