Akuzohet për mashtrim dhe marrëdhënie seksuale me një të mitur, Gjiko përfundon në Gjykatë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Mars 2022, 21:44
Reperi Asdren Gjikolli, i njohur me emrin e artit si Gjiko, ka përfunduar sërish në duart e drejtësisë.
Mediat e Kosovës, informojnë se Gjiko do të dalë këtë të premte (25 mars) para Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Sipas dokumentit reperi akuzohet se ka dhunuar një të mitur, në korrik të vitit 2015. Gjiko akuzohet se ka mashtruar një të mitur duke i premtuar se do e bënte këngëtare dhe do ta angazhonte në spote të këngëve.
Profesionet e meshkujve që ushtrohen dhe nga femrat
23 Mars, 19:37
Por kjo gjë nuk ka ndodhur, pasi thuhet se reperi dyshohet ka kryer edhe marrëdhënie seksuale me të miturin, identiteti i të cilit nuk dihet.

Kjo nuk është hera e parë që Gjiko del para Gjykatës, pasi dy vite më parë artisti i njohur shqiptar është gjobitur me 400 euro për armëmbajtje pa leje.

