E keni konsideruar peng, si mund të pranoni Bashën në garë? Ja si përgjigjet Çlirim Gjata

Çlirim Gjata nga Komisioni i Rithemelimit, shprehet i bindur se mundësitë e bashkimit të demokratëve janë shumë të mëdha.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, Gjata tha se askush nuk e do një PD të përçarë. Më tej ai shti se PD shpëtoi nga shpërbërja pas aksionit të madh që ndërmori pas përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar.

Çlirim Gjata: Mundësitë për bashkimin e demokratëve janë shumë të mëdha. Patjetër që do të shkojmë drejt bashkimit sepse askush nuk e do një PD të përçarë. PD me aksionin e madh që ndodhi, “Foltore” Kongres, Referendum, Zgjedhje edhe Primare, shpëtoi nga shpërbërja. Përcaktoi se kush është shumica dhe pakica. Bashkimi i PD duhet të ndodhë me bazën e gurit të themelit në demorkaci që është vota e fshehtë.

Përsa i përket deklaratës që bëri pak ditë më parë Enkelejd Albieaj, ku në emër të grupit parlamentar, kërkoi dorëheqjen e Berishës, Gjata u shpreh: Ajo që nuk duhet të kishte ndodhur është projekt-draft, që u tha demek në emër të grupit parlamentar. Ajo është tipike skemë për të ia hedhur. Një parti funksionon mbi bazën e votës. Nëse ne nuk kemi konsensus, këtë e zgjidh vota.

I pyetur se si do e pranojnë Lulzim Bashën që të garojë në zgjedhjet për kreun e PD pasi e kanë konsideruar si peng, Gjata tha se nëse e duan demokratët, ata do respektojnë votën e lirë.

Everest Dedaj: Lulzim Basha kthehet në garë dhe fiton, si mund të pranoni një person që e keni quajtur peng ose të shitur.?

Çlirim Gjata: Nëse Bashën do e votojnë demokratët do e pranojmë të gjithë.  Gara është koncept. Bëjë fushatë zotëri fito. Ata thonë me iku Lulzim Basha, të ikë dhe Sali Berisha po pse ta bëjmë këtë. Kjo nuk sjellë bashkim. Bashkimi arrihet duke marrë pjesë të gjithë, duke konkurruar në mënyrë të ndershme.

Përgatiti Anila Kolgjini.