Salianji kërkon thirrjen e Këshillit Kombëtar: Hiqni dyert e hekurit në seli, nuk preken, ta shpifin

Vijojnë debatet në mbledhjen me dyer të mbyllura të Kryesisë së PD.

Deputeti Ervin Salianji i ka kërkuar kryetarit të komanduar të thërrasë Këshillin Kombëtar.

Po kështu ai ka kërkuar heqjen e dyerve të hekurit, si simbolikë për hapjen e partisë.

Ervin Salianji: Të ndërtojmë një grup dhe zgjidhje që e bën bashkimin funksional për të gjithë ku të gjithë mund të përfaqësohen si ngjyrime. Duhet thirrur Këshilli Kombëtar që të japë legjitimitetin formal. Të hiqen dyert e hekurit, të tregojme me simbolikë hapjen e partisë.

Gazment Bardhi: Dyert janë të hapura.

Ervin Salianji: Dyert e hekurit që as nuk preken me dorë, ta shpifin, ti heqim.