Tentuan të trafikojnë 6 emigrantë në Greqi dhe Kosovë, dy të arrestuar në Gjirokastër dhe Kukës
Dy persona janë arrestuar në Gjirokastër dhe Kukës me akuzën e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në Gjirokastër u arrestua A. B., 52 vjeç, banues në Mallakastër. Ky shtetas u ndalua pasi nga veprimet hetimore rezultoi se në datën 22 mars 2022, Ditën e Sulltan Novruzit, ka ndihmuar tre shtetas të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme për në shtetin grek, kundrejt fitimit, pa dokumentacionin përkatës.
Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit".
Ndërkohë në Kukës u arrestua B. A., 61 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas u arrestua në flagrancë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur "Ura e Drinit të Zi", duke transportuar me automjetin tip "Toyota", 3 emigrantë të paligjshëm për t'i kaluar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit të gjelbër drejt Kosovës, kundrejt fitimit.
Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.
