Berisha takohet me politikanë të Malit të Zi, thirrje shqiptarëve të votojnë partitë shqiptare me 27 mars
Ish-kryeministri Sali Berisha priti sot në një takim të veçantë, përfaqësues të forcave politike shqiptare në Malin e Zi: Mehmet Zenka-Kryetar i Unionit Demokratik në Mal të Zi; Saubih Mehmeti-Kryetar i Lidhjes Demokratike ne Mal të Zi me bashkëpunëtorët e tyre.
Sipas njoftimit për media, në takim ata e falenderuan zotin Berisha për qëndrimet që ka mbajtur Partia Demokratike, Qeveria e Partisë Demokratike dhe z. Berisha në afirmimin e të drejtave njerëzore etnike të shqiptarëve në Malin e Zi.
Ndërsa Berisha theksoi në takim se pakica shqiptare e Malit të Zi, ka luajtur rol shumë të rëndësishëm për stabilitetin e Malit të Zi dhe rajonit në tërësi, pasi pavarësia e Malit të Zi, në të cilën ata kanë një rol thelbësor, ishte një arritje e rëndësishme jo vetëm për këtë vend por për të gjithë rajonin.
Polonia do të dëbojë 45 rusë të dyshuar për spiunazh
23 Mars, 18:15
"Ato, kanë qenë dhe janë një faktor i rëndësishëm i marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve tona. Forcat politike kombëtare shqiptare në Mal të Zi kanë merita të veçanta në të gjitha arritjet e shqiptarëve në këtë Republikë. Mbrojtja e interesave të këtyre të fundit është shoqëruar me garanci më të mëdha për liritë dhe të drejtat njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve. Ndaj dhe unë, u drejtohem me thirrjen më miqësore qytetarëve shqiptarë në Malin e Zi që të vojnë për kandidatët dhe partitë shqiptare, si kushti më i sigurt për garantimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të lirive dhe të drejtave njerëzore dhe etnike".
Përfaqësuesit e forcave politike të Malit të Zi, vlerësuan lart kontributin e Partisë Demokratike, Qeverisë së saj në historinë e shqiptarëve në Mal të Zi.
Me 27 mars do të mbahen zgjedhje lokale në Berane dhe Ulqin.

