Gripi i shpendëve, eksperti: Goditje për ekonominë. S'kishte menaxhim. Pulat të digjeshin në incineratorë

Në një intervistë për Ora News, Pilku shprehet se duhet të kishte një reagim më të mirë nga ana e Ministrisë dhe qeverisë, pasi vonesat që u bën për identifikimin e rasteve me virus kanë krijuar situata jo të mira.

Ilir Pilku: Gripi i shpendëve ishte e papritur për Shqipërinë, që për hir të së vërtetës duhet të kishim një reagim më të mirë. Kemi një shërbim veterinar që është ngritur që prej 2 vitesh. Duhet të kishte një menaxhim më të mirë dhe jo vonesa të cilat kanë krijuar një situatë jo të mirë.

Ndër të tjera ai tha se mënyra e groposjes së pulave nuk është një protokoll i duhur, ndërsa ka shtuar se pulat duhet të ishin djegur në incineratorë.

Ilir Pilku: Mënyra e groposjes është një mënyrë që nuk është një protokoll i duhur dhe bashkohorë. Ne kemi disa incineratorë që mundemi t’i përdoremi t’i djegim këto kafshë të ngordhura.

Nëse flasim për gjysmë milionë pula të ngordhura brenda 6 ditësh, sipas Ministrisë, por ka edhe pula të ngordhura edhe në oborret e familjarëve.

Fondet që kanë ardhur nga donatorët kryesisht nga BE, për laboratorët e instituteve janë jashtëzakonsiht të larta, dhe nuk kishte pse të vonojmë në diagnostikim.

Pilku tha se ngordhja e pulave do ndikojë shumë në ekonomi, dhe konsumatorët do të jenë shtresa më e prekur. Më tej ai thotë se qeveria duhet të ndihmojë sublementet e goditura nga gripi i shpendëve.

Ilir Pilku: Ngordhja e pulave ndikon në ekonomi. Veza është rritur rreth 32 lekë për kokërr. Është e padiskutueshme që do të ketë një ndikim ekonomik dhe si gjithmonë ajo që ndodh është se do preken xhepat e konsumatorëve. Ka filluar importi i vezëve. Shpreh keqardhje që në një situatë pandemie, ndodh dhe kjo katastrofë. Ky numër kaq  lartë i ngordhjeve të pulave nuk ka ndodhur asnjë herë. Duhet të marrim masa shumë të madhe. Qeveria duhet t’i suportojë këto sublemente të goditura. Qeveria duhet të bëjë një plan kombëtar të emergjencës.

Intervistoi Everest Dedaj, përgatiti Anila Kolgjini.