Debate në Kryesi, Alibeaj: Partia të ecë drejt luftës opozitare, Bushati: Kryefjala të jetë bashkimi

Zbardhen disa diskutime brenda kryesisë së PD-së që është mbledhur ditën e sotme në selinë blu nga ora 19:00.

Kryetari në detyrë i PD-së Enkelejd Alibeaj  është shprehur se partia duhet të ecë në drejtimin e luftës opozitare.

Ndërsa deputeti demokrat Helidon Bushati ka thënë se mbledhja është për të mirën e PD-së dhe se bashkimi duhet të jetë kryefjala.

Enkelejd Alibeaj: Patëm mbledhje me sekretariatin e partisë per te diskutuar ne lidhje me situaten ne parti. Se pari, per neser kemi paraqitur mocion me debat. Eshte nga shenjat e luftes opozitare. Nje nga drejtimet ku duhet te ecë partia, është lufta opozitare ne parlament e sinqerte dhe e plote. Se dyti, kemi situatën tone ku jemi. Per qendrimin e metejshem. Pesha per secilin eshte e madhe. Por duhet qe te gjithe bashke te mendojme se cilat duhet te jene hapat, te matur, te sigurte.

Helidon Bushati: Jemi ketu per te miren e PD. Ne qe jemi ketu dhe ata qe nuk jane, por shpresoj te jene. Bashkimi eshte kryefjala e retorikes dhe e vlerësimit tone politik. Duhen akte konkrete per kete. Debat konstruktiv qe objektivi te jete bashkimi, pa perjashtuar asnje. Gjesti i pare do te isthe heqja e dyerve te blinduara. Nuk e kam vetem unë kete mendim. Duhet te kthehemi ne normalitet. Pa hyre ishte mire apo keq, duhet te hiqen. Hapi i pare per bashkimin. Vetem te bashkuar mund te jemi konkurues ne zgjedhjet e ardhshme, lokalet jane me te aferta.

Xhelal Mziu: Jemi ne nje situate jo te mire, por ne kohe te volitshme per t’i paraprire zgjedhjeve te 2023. Rezultati i dates 6 foli per shumice ne anen tjeter. As ne as ata nuk bejme dot pa njeri-tjetrin. Nese kthehen zgjedhjet 2023 ne euforizem, do te ishte vrastare per PD. Duhet te gjejme uren per t’u bashkaur. Nuk e gjykojn qe data 30 prill eshte zgjidhje. Nuk eshte normale qe ti bejme karshillëk njeri-tjetrit. Ne kemi potencialin e nevojshem per te gjetur nje zgjidhje. Zgjidhja gjendet duke patur nje komision te perbashket. Foltorija ka nisur organizimin ne te gjitha deget. Nese vazhdojme keshtu, do te vazhdojme te mbetemi minorance dhe te paperfaqesuar dhe pastaj na rrofte sigla e PD. Pra ky grup i perbashket te garantojë qe nuk ka vend per triumfalizem.