Fjalimi emocional i Albright: Ndonëse na ndan oqeani, por Kosova e njerëzit e saj s'janë larg mendimeve të mia

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare.

Ndërkohë herë pas here ajo tregonte dhe afërsinë që kishte me Kosovën dhe me popullin  e saj. Në fjalimin e saj teksa uronte Kosovën për 10 vjetorin e Pavarësisë Albright u shpreh se ndihmën e dhënë për kosovarët e cilëson si të arriturën më të madhe në veprimtarinë e saj.

Ish-sekretarja e shtetit amerikan krahas videos shkruante se Kosovën dhe njerëzit e saj i ka gjithnjë në mendje.

“Mund të na ndajë një oqean, por Kosova dhe njerëzit e saj nuk janë kurrë larg mendimeve të mia. Urime dhjetë vjetorin e pavarësisë! Sa herë më pyesin se cila është e arritura ime si Sekretare e Shtetit me të cilën krenohem më së shumti, them se është ndihma që i dhashë popullit të Kosovës”, tha Albright në fjalimin e saj emocional për Kosovën.